Shpërthim në veri të Mitrovicës

Sonte rreth orës 19.30 në veri të Mitrovicës është hedhur një mjet eksploziv.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Indeksonline se ende nuk dihet se çfarë me mjeti ka ndodhur shpërthimi, ndonëse dyshohet për bombë dorë.
Hoti ka konfirmuar se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbreti Petër”. Mjeti shpërthyes është hedhur para lokalit të një banori të Mitrovicës, boshnjakut A.Gj. janë thyer xhamat e objektit dhe është shkatërruar edhe një pjesë e murit” ka thënë Hoti për Indeksonline.
Sipas Hotit, hetimet për këtë rast do të fillojnë nesër në mëngjes për shkak të sigurisë./Indeksonline/