E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjeshtë e artë për Hollivudin

Me ardhjen e vjeshtës Hollivudi pregatitet për një stinë të artë kinematografike. I gjithë sezoni do të jetë i mbushur me premiera të filmave të jashtëzakonshëm, që pritet të jenë konkurentë për çmimin e madh Oskar. Që nga zhanri dramatik, komedi, thriller apo action, vjeshta do të jetë e paharrueshme për kinemadashësit. Adoleshentët në të gjithë botën mbajnë frymën për çeljen e premierës së filmit të dytë të sagës Tuailait, Muzgu. Më 25 nëntor Filmi New Moon, Hëna e Re do të sjellë sërish në ekran dashurinë mes vampirit Eduard dhe Bellës. New Moon pritet të jetë një nga filmat më fitimprurës të kopmpanisë Summit Entertainment. Paraardhësi i tij Twilight arkëtoi 380 milionë dollarë dhe pritet që New Moon të kalojë këtë rekord.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›