Vazhdojnë hetimet për vrasjen e biznesmenit Habazaj
Personi që ka nxjerrë nga shtëpia biznesmenin Genci Habazaj, para se ai të rrëmbehej dhe të ekzekutohej në rrethinat e Fierit, konsiderohet nga grupi hetimor i prokurorëve të Vlorës si çelësi që mund të zbardhë gjithë skemën e eleminimit të tij.
Në sitën e hetuesve kanë kaluar të gjithë tabulatët telefonikë të thirrjeve që Habazaj ka kryer dhe ka marrë 48 orë para rrëmbimit të tij. 39-vjeçari kishte në përdorim dy numra, një italian dhe një shqiptar nga ku ka pasur komunikim të vazhdueshëm me shumë persona.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarë, të afërm dhe persona, me të cilët Habazaj është parë i shoqëruar ditët e fundit. Telefonata e fundit e bisnesmenit vlonjat ishte me një të afërm të familjes rreth orës 19 00 të së premtes. Siç edhe dëshmoi nëna e tij, ai refuzoi ta takonte kushëririn duke i thënë se kishte lënë takim me një shok.
Kjo dhe fakte të tjera kanë bindur prokurorinë se Habazaj është nxjerrë nga shtëpia nga një i njohur i tij. Pikërisht mbi rrethin shoqëror të viktimës, janë ngritur dyshimet më të mëdha nga familjarët e Habazajt. Por nuk përjashtohet as mundësia e konfliktit për shkak të borxheve, apo marrëdhënieve të tij personale.
Për këtë arësye grupi hetimor ka nisur verifikimin e të gjitha transaksioneve të tij bankare që prej 1 viti. 39-vjeçari kishte blerë, një apartament, një garazh dhe një dyqan në zonën e Ujit të Ftohtë.
Informacionet e servirura nga prokuroria italiane lidhur me aktivitetin e Habazajt në Itali, pritet të ndihmojnë në hetimin e çështjes. Mbeten ende pikëpyteje pse Habazaj u çua nga rrëmbyesit në rrethinat e Fierit, ku pasi u ekzekutua me çifte i vu flaka nga autorët.