E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakrori, rivali i Ramës në PS: Unë do ta fitoj këtë garë

Kjo moto elektorale e Edi Ramës është huazuar nga rivali i tij në garën për kreun e Partisë Socialiste, Maqo Lakrori.
Kjo është bindja e rivalit të Edi Ramës në garën për kreun e selisë rozë. Në një intervistë për TV Klan Maqo Lakrori, kandidat për kryetar të Partisë Socialiste tregon se rreshtimi në këtë garë për drejtimin e partisë ku ai aderon, prej themelimit të saj, është një ide e vjetër.
Për Lakrorin një prej motiveve kryesore që e shtyu për t’u rregjistruar si kandidat në garë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste është nevoja e ndryshimit të drejtimit të partisë më të madhe në opozitë. Sipas tij, socialistët nuk meritojnë një kryetar autoritar, por një drejtues që lejon mendimet ndryshe në parti.
Edhe pse thotë që ka një platformë të tijën origjinale, pothuajse në të gjitha pikat e saj ajo përkon me atë të kandidatit tjetër në garë, kryetarit në detyrë Edi Rama, i cili rikandidon për të rifituar mandatin e ndërprerë pas humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit. Pavarësisht kësaj, inxhineri elektrik në profesion, Lakrori ka shpresë të plotë se do ta fitojë këtë garë në 27 shtator kur do të votohet sipas parimit një anëtar një votë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›