Barak Obama vazhdon sot turin e tij në Turqi
Ankara - Presidenti amerikan, Barak Obama, mbërriti sot në Turqi për një vizitë dyditore. Turqia është ndalesa e fundit për Obamën në turneun e tij të parë që pas marrjes së postit. Numri një i Shtëpisë së Bardhë do të kërkojë nga Turqia një rol më aktiv në Irak, Kaukaz dhe Iran.
Nesër ai pritet të mbajë një fjalim në Forumin e Aleancës së Qytetërimeve, i cili do të organizohet nga OKB-ja. Presidenti amerikan mbështeti fort anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian në samitin e djeshëm mes SHBA-së dhe BE-së, i cili u mbajt në Pragë.