E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanute thyen rekordin e Shukerit tek Sevilja

Sevilje - Kanute, me golin e shënuar këtë javë kundër Rekreativos, arriti të thyejë rekordin e Davor Shukerit si golashënuesi më i mirë tek Sevilja. Futbollisti afrikan përshëndeti për herë të 91-të rrjetën kundështare me fanellën e këtij klubi, ndërkohë që kroati Shuker pati shënuar 90 gola.

Kanute i dha fitoren 1-0 skudrës andaluziane në transfertën e Rekreativos, duke u bërë njëkohësisht golashënuesi i huaj më i mirë tek ky ekip. Vetëm pak ditë më parë ai rinovoi kontratën me Seviljen, e cila do ta mbajë aty deri në vitin 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›