Rusia: Asnjë satelit i Koresë së Veriut në orbitë
Moskë - Moska zyrtare del në përfundimin se Koreja e Veriut nuk ka lëshuar asnjë satelit në orbitë, në kundërshtim me deklaratat e Phenianit. Shtabi i Përgjithshëm rus bashkohet me konkluzionet amerikane, të cilat kundërshtojnë deklaratat e Koresë së Veriut.
"Sistemi ynë i kontrollit të hapësirës nuk ka konstatuar hedhje në orbitë të ndonjë sateliti koreanoverior. Sipas informacioneve tona, thjesht nuk ka pasur një të tillë", deklaron Shtabi i Përgjithshëm rus për agjencinë “Interfax”.
Koreja e Veriut deklaroi dje se ka hedhur në orbitë një satelit komunikacioni Kwangmyongsong-2, që do të transmetonte këngë patriotike revolucionare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut arritën në konkluzionin se objektivi i koreano-veriorëve kishte dështuar, pasi një pjesë e raketës kishte rënë në Detin e Japonisë, ndërsa pjesa tjetër në Oqeanin Paqësor. Këtij konkluzioni i shtohet edhe Rusia.
Ndërkombëtarët e konsiderojnë këtë lëshim nga Koreja e Veriut si shkelje e dy rezolutave të miratuara në vitin 2006 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.