Itali, si "shndërrohet" leja për motive familjare
Një emigrant shqiptar në Itali, i cili është i pajisur me një leje qëndrimi për motive familjare, mund ta përdorë atë edhe për qëllime të tjera. "Leja e qëndrimit për motive familjare mund të përdoret edhe për aktivitete të tjera, që i lejohen të huajit, pa shndërrimin apo ratifikimin e dokumentit për periudhën e vlefshmërisë së kësaj leje", sqaron specialisti për emigracionin në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi.
Duke ju referuar legjislacionit të vendit fqinj dhe ndryshimeve të herëpashershme që ai pëson, Hatibi konfirmon më tej se në veçanti ushtrimi i aktiviteteve si punëmarrës mund të bëhet përmes regjistrimit në listën e gjendjes civile, ose nëse vazhdojnë marrëdhëniet e punësimit. Por kjo mund të arrihet edhe përmes njoftimit nga ana e punëdhënësit te Drejtoria Provinciale e Punës. Ushtrimi i aktivitetit si i vetëpunësuar mund të bëhet përmes fitimit të së drejtës ose titullit për të ushtruar këtë veprimtari, apo të drejtës për të ushtruar një aktivitet profesional.
"Leja për motive familjare ka të njëjtën kohëzgjatje sa ajo e familjarit të huaj, që ka marrë miratimin për ribashkimin familjar dhe është e rinovueshme, së bashku me këtë të fundit", shprehet specialisti i emigracionit.
Leja e qëndrimit për motive familjare i lëshohet një emigranti shqiptar apo çdo të huaji tjetër që ka hyrë për disa motive në Itali: për motive të ribashkimit familjar; me një vizë për të shoqëruar familjarin; ose në raste të tjera, sipas asaj që shënohet në skedën "shndërrimi i lejes së qëndrimit nga motive të tjera në atë me motive familjare".
Të miturit
Fëmija i mitur, që bashkëjeton me prindërit shqiptarë dhe me qëndrim të rregullt regjistrohet në lejen apo kartën e qëndrimit të njërit, apo të të dy prindërve. Kjo është e vlefshme deri sa i mituri të mbushë moshën 14-vjeçare. Përmes kësaj ai vazhdon të gëzojë gjendjen juridike të prindërve me të cilët bashkëjeton.
Po kështu, për fëmijët nën kujdestari ndiqet gjendja juridike e prindit kujdestar. Me mbushjen e moshës 14-vjeçare, i mituri mund të kërkojë që t‘i lëshohet një leje qëndrimi me motive familjare e pavarur (personale). Kjo, deri në mbushjen e moshës si i rritur. Shqiptarëve që bëjnë ribashkimin familjar me një shtetas italian, apo nga shtete anëtare të BE-së, u lëshohet karta e qëndrimit.
Dokumentet
Të rëndësishme në këtë proces janë plotësimi i një praktike që nënshkruhet nga i interesuari. Gjithashtu kërkohen fotokopje të të gjithë pasaportës, apo të një dokumenti tjetër të barasvlershëm. Për kërkesën e lëshimit të lejes së qëndrimit, Moduli 1 mbushet pranë Sportelit Unik për Imigrimin, i cili ka lëshuar miratimin (Nulla Osta) të hyrjes për ribashkim familjar.
Kërkesa për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit duhet të shoqërohet me një deklaratë të familjarit, që ka kërkuar dhe ka marrë miratimin, apo me të cilin është bërë ribashkimi familjar, ku ai zotohet se do të mbajë pjesëtarin e familjes së tij.