Kosha të posaçëm për mbetjet plastike
"Shqipëria ime e pastër dhe e bukur" është projekti që do të vihet në zbatim në një numër të madh shkollash të kryeqytetit dhe atyre në katër rrethe të tjera të vendit, i cili do të inkurajojë të rinjtë ta duan ambientin dhe ta mbrojnë atë.
Javën e kaluar ka filluar edhe shpërndarja e koshave të posaçëm për mbledhjen e mbetjeve plastike në shkolla nga ana e nxënësve. Fillimisht shpërndarja është bërë për shkollat e qytetit të Tiranës, për të vijuar më tej edhe në rrethet Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Korçë. Nxënësit do të sjellin në shkollë mbetjet plastike të ushqimeve që kanë konsumuar secili në familjen e tij. Ato do të depozitohen në këta kosha të posaçëm. Disa përfaqësues të firmave të riciklimit në vend janë kontaktuar nga organizatorët e këtij projekti. Do të jenë pikërisht këto firma ricikluese, që do të marrin mbetjet plastike, në mënyrë që t‘i përpunojnë dhe si rrjedhim mjedisi të mbetet i pacenuar nga këto ndotje tejet të rrezikshme. Projekti "Shqipëria ime e pastër dhe e bukur" është financuar nga UNICEF dhe po zbatohet nga qendra e grupimit "Ekolëvizja" që prej muajit shkurt të këtij viti.
Në funksion të këtij projekti janë bërë disa emisione televizive, si dhe u është shpërndarë një material informues 40 shkollave 9-vjeçare. Kjo, në mënyrë që fëmijët të sensibilizohen në riciklimin e mbetjeve plastike.