Kredi pa interes, për "të çliruar" banesat e ish-pronarëve
Për të çliruar të gjitha shtëpitë e ish-pronarëve, që janë të zëna nga familjarë të cilët aktualisht konsiderohen si të pastrehë, Enti Kombëtar i Banesave ka menduar si zgjidhje ofrimin e kredive me interes zero për këtë kategori. Ndërsa interesin real të negociuar me bankën do ta marrë përsipër ta paguajë Enti Kombëtar i Banesave. Drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Ilirian Proko, shprehet se në listat që disponon enti figurojnë plot 3157 familje që do të përfitojnë nga kjo kredi strehimi. Këta janë regjistruar si të pastrehë në banesat e ish-pronarëve që në vitet ‘92-‘93 në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Numri i tyre fillestar ka qenë mbi 5000 familje, ndërkohë që aktualisht kanë mbetur edhe 3157 të tjera të pasistemuara.
Pikërisht për t‘i dhënë një zgjidhje finale këtij problemi dhe për të eliminuar nga listat e të pastrehëve këto familje, drejtori i Entit Kombëtar të Banesave, Proko, pohon se tashmë gjithçka është gati, dhe pritet vetëm përmbyllja e negociatave të fundit të Ministrisë së Financave me një bankë private për lëvrimin e kësaj kredie. Drejtori Proko sqaron më tej se enti ka tashmë gati edhe përllogaritjet e masës së kredisë për qytetarët në ish-prona private.
Sipas Prokos, kjo kredi mendohet që të shlyhet për një afat kohor 25-30 vjeçar, ndonëse ky është një modalitet që pritet të përmbyllet me bankën. Ai shton se kjo kategori të pastrehësh në kryeqytet, që do të përfitojë nga kredia, arrin në total në 800 familje, më pas vjen Durrësi me 550 të tilla dhe bashki të tjera si Shkodra me 650 familje, Kavaja, Vlora, Korça, Gjirokastra, Elbasani, Pogradeci etj. Në total do të jenë 28 bashki të përfshira në këtë proces. Drejtori i entit shpjegon se sipërfaqet e banimit janë të ndara në disa kategori, në garsoniera, në apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1. Kjo ndarje është bërë në përputhje me normat e strehimit sipas ligjit në fuqi. Aktualisht, norma përfshin 12 metra katrorë për frymë. Garsonierat janë për ato familje me 1-2 persona, për 2-3 persona përfituesit marrin një apartament 1+1. Për familjet me katër persona apartamenti që mund të blihet me këtë kredi është 2+1 dhe me mbi katër persona për familje mund të përfitohet një banesë 3+1. Këto janë kriteret vlerësuese të marra parasysh nga specialistët e Entit Kombëtar të Banesave në përllogaritjet e kryera për këtë çështje.
"Për të gjithë këtë listë që ne kemi bërë, kemi evidentuar dhe çmimin për metër katror të përfituesve të kredisë", konfirmon drejtori i entit, Proko. Ai merr si shembull përfituesin e një kredie të tillë në qytetin e Beratit. "Ai që përfiton një banesë me sipërfaqe 3+1, do të marrë një kredi në shumën 2968560 në përputhje me llogaritjet. Pra, koston për metër katror në këtë qytet dhe numrin e frymëve", thotë Proko. Ndërsa lidhur me çmimin për metër katror që enti ka marrë si bazë për përllogaritjet, ai pohon se për këtë janë marrë vlerat mesatare referuese. Ky çmim varion nga njëri qytet te tjetri. Tirana ka edhe çmimin më të lartë me 70 mijë lekë për metër katror (Të dhënat e tjera gjenden në tabelat e publikuara).
Zyrat rajonale të Entit Kombëtar të Banesave do të shpallin listat e përfituesve të kredisë në vende të dukshme. Këto lista, sipas drejtorit Proko, do të bëhen edhe publike në media. Ndërsa për të gjithë ata individë që do të pretendojnë se nuk e kanë emrin në këto lista, por u takon të përfitojnë nga kjo kredi, mund të paraqiten pranë zyrave të entit me dokumentacionin përkatës për të bërë një ankimim dhe për të verifikuar kërkesën e tyre.
Më 16 prill 2009, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe Ministria e Financave, kanë ndryshuar udhëzimin e mëparshëm "Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti". Aty saktësohet se "masa e subvencionit të interesave të kredisë për familjet, duhet të jetë e barabartë me interesin vjetor të kredisë në tregun e lirë, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis ministrit të Financave dhe bankës. Këto familje paguajnë vetëm principalin e kredisë me interes 0%". A.Rr.
Ankesat
Dokumentet që duhen "rifreskuar"
Enti Kombëtar i Banesave do të shpallë emrat e përfituesve, strukturës së apartamentit që përfitojnë dhe vlerat e tyre në treg. Pas marrjes së këtij njoftimi, kreu i Entit Kombëtar të Banesave, Ilirian Proko, bën publik faktin se "qytetarët mund të paraqiten drejt sportelit të bankës". Të vetmet dokumente që duhet të dorëzojnë këta qytetarë në bankë, janë ato që vërtetojnë kushtet dhe kriteret për likuidimin e kësaj kredie. Të gjithë ata që do të kenë ankesa se kanë mbetur padrejtësisht jashtë listës, mund të paraqiten pranë zyrave të entit së bashku me dokumentacionin që përfshin: vërtetim negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes nuk figuron pronë e regjistruar ose në proces regjistrimi; dokumentin e lëshuar nga Këshilli Bashkiak për dhënien e statusit; certifikatën e gjendjes familjare të datës 31 dhjetor 1992; adresën e banesës dhe emrin e pronarit të saj
Drejtori i Përgjithshëm i Entit të Banesave konfirmon se gjithçka është gati, përveç emrave të përfituesve
Kredia për të pastrehët, "peng" i listave të bashkive
Për 800 të pastrehë që vijnë nga shtresa sociale në nevojë, kredia me kushte lehtësuese e qeverisë për shtëpi nuk është lëvruar ende, ndonëse të gjitha procedurat me bankën e përzgjedhur nga Ministria e Financave kanë përfunduar. Kjo vonesë është bërë për shkak se bashkitë nuk i kanë dërguar ende listat e përfituesve pranë bankës private të përzgjedhur.
"Përmes një shkrese të datës 18 mars të këtij viti, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht edhe bashkive të tjera të vendit si Shkodra, Durrësi, Korça, Gjirokastra, Kavaja dhe Vlora, dërgimin e menjëhershëm të emrave të personave të regjistruar si të pastrehë pranë këtyre bashkive, pranë bankës së përzgjedhur për fillimin e këtij procesi", shprehet Ilirian Proko, drejtor i Entit Kombëtar të Banesave. Sipas tij, vonesat janë shkaktuar nga vetë bashkitë, të cilat kanë aplikuar në programin e MPPTT-së që në vitin 2007, por që ende nuk i kanë dërguar listat pranë bankës nga ku të interesuarit duhet të tërheqin kredinë. Kjo kredi, pohon Proko, është me kushte të tilla që përfituesit do të paguajnë vetëm një interes prej 3% për një periudhë 30-vjeçare, ndërsa pjesa tjetër do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.
"Pra, bashkive nuk u ngelet gjë tjetër veç të dërgojnë këto lista pranë bankës private të përzgjedhur dhe të gjithë hapat e tjerë të procesit janë të garantuar nga marrëveshja që MPPTT dhe Ministria e Financave kanë bërë me këtë bankë të zgjedhur", vijon më tej drejtori i Entit Kombëtar të Banesave. Ndërsa subvencionimi i interesave të kësaj kredie do të rakordohet nga Enti Kombëtar i Banesave nëpërmjet buxhetit të shtetit.
I vetmi kusht që duhet të plotësojnë personat që do të përfitojnë nga kjo kredi për strehim, është që të kenë të ardhura të mjaftueshme për të paguar këstet e kredisë që do të marrin.
Për kategorinë e atyre personave që janë të pastrehë, por edhe pa të ardhura, nëpër bashki ka disa programe të tjera, siç është ai i banesave me kosto të ulët, ku vetëm për Tiranën janë parashikuar ndërtimi i 400 apartamenteve. Këto nuk do të shiten, por do të jepen me qira. Ndërsa janë 1100 të tilla të parashikuara për të gjithë Shqipërinë.
Nga ana tjetër, drejtori Proko shprehet se po punohet që në këtë kredi me kushte lehtësuese të përfshihen edhe 2200 të pastrehë të tjerë në të gjithë vendin.