Euro kapërcen nivelin më të lartë në pesë vjet
Me rritje graduale, por të pandalshme, euro kapërceu kuotën e 131.5 lekëve ditën e premte, ndërsa tendenca rritëse u panë edhe gjatë fundjavës në agjencitë e këmbimit valutor. Monedha shqiptare filloi të dobësohej që nga muaji dhjetor, duke arritur kulmin në shkurt. Falë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, leku ndaloi dobësimin në mars, por rifilloi të tatëpjetën gjatë javëve të fundit, për shkak të shpenzimeve të ekzagjeruara të qeverisë dhe faktit se për operatorët po bëhet gjithnjë e më e qartë se ditë edhe më të këqija na presin.
Leku ka humbur 6.4 për qind kundrejt euros dhe gati 11 për qind kundrejt dollarit, gjë që është konvertuar apo pritet të konvertohet në inflacion për shqiptarët. Buxheti i shtetit dhe bankat duket se po dalin më të fituar nga leku i holluar, ndërkohë që të gjithë shqiptarët po dalin më të humbur. Bankat arritën të mbyllin tre muajt e parë me fitime, ku rritja e të ardhurave të tyre nga kreditë në valutë përkundrejt shpenzimeve për paga në lekë, ishin faktor vendimtar. Gjatë prillit, të ardhurat doganore të qeverisë patën një përmirësim të konsiderueshëm në krahasim me muajt paraardhës, kryesisht për shkak se vlera e mallrave të importuara u rrit automatikisht me nënçmimin e lekut, por te të ardhurat doganore ndikuan edhe zbatimi në shkallë shumë të madhe të çmimeve referencë për mallrat.
Zyrtarisht inflacioni gjatë muajit prill u ul me 0.1 për qind, kryesisht si pasojë e rënies së çmimeve të ushqimeve. Por Indeksi i Çmimeve të Konsumit nuk përfshin koston e kredive në valutë të fortë të kompanive dhe individëve. Ekspertët thonë çmimet e mallrave nuk kanë rrugë tjetër veç rritjes gjatë pjesës tjetër të vitit si pasojë e shtrenjtimit të euros dhe dollarit. Me euro paguhet rreth 80 për qind e importeve shqiptare, ndërsa me dollarë paguhet pjesa tjetër. Nafta, energjia elektrike, ushqimet dhe rrobat pritet t‘i kushtojmë shqiptarëve më shtrenjtë pas vetëm pak muajsh. Ekspertët mendojnë se rënia e remitancave në vetvete nuk mund të sjellë nënçmim të lekut, për shkak se familjet që pësojnë rënie të të ardhurave nga emigrimi, do të ulin konsumin. Ato nuk mund të shpenzojnë para që nuk i kanë. Për pasojë, nënçmimi i lekut vlerësohet se është një fenomen që ndikohet drejtpërsëdrejti nga konsumi i qeverisë, e cila ka hyrë në borxhe për të shpenzuar para që nuk i ka.