E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen, rrëshqitja e tokës rrezikon shtëpitë e banorëve

Disa banesa në lagjen “Kalaj” të Rrëshenit rrezikojnë të shemben për shkak të rrëshqitjes së tokës nën themele. Rreziku i shembjes rikthehet në këtë lagje, kur disa vite më parë disa shtëpi u fundosën totalisht. 

RRËSHEN- Disa banesa në lagjen “Kalaj” të Rrëshenit rrezikojnë të shemben për shkak të rrëshqitjes së tokës nën themele. Rreziku i shembjes rikthehet në këtë lagje, kur disa vite më parë shtëpia e Kol Gjinit dhe e të afërmeve të tij u fundos totalisht. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e strukturave qeveritare për zgjidhjen e kësaj situate emergjente.
Një lagje e tërë është në prag të fshirjes totale nga sipërfaqja e tokës, në qytetin e Rrëshenit. Sinjali i parë për këtë ngjarje të rëndë është dhënë disa vite më parë teksa banesa e Kol Gjinit dhe tre të afërmeve të tij, është fundosur në pak minuta, duke përfunduar e shkatërruar nën sipërfaqen e tokës. Fatmirësisht gjatë fundosjes së banesës fëmijët dhe gratë kanë dalë nga shtëpia, duke i shpëtuar një tragjedie të mundshme. Ndërkohë që banesa është shuar totalisht, një situatë e njëjtë është shfaqur dy ditë më parë nga shirat e fundit. Tashmë në radhë kanë qenë banesat e tjera të lagjes “Kalaj”, të cilat u ka rrëshqitur toka nën themele. Dhjetëra banorë të lagjes shprehin rrezikun me të cilin po përballen, ndërsa disa prej tyre janë detyruar të largohen nga fshati për të banur tek të afërmit.
Deri tani vetëm Bashkia Rrëshenit ka reaguar duke dërguar specialistët e saj për të verifikuar gjendjen, por kjo lëvizje nuk i ka ardhur në ndihmë banorëve. Sipas drejtuesve lokalë, por edhe banorëve e vetmja zgjidhje është ndërhyrja e qeverisë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›