E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, takim dhe darkë pune Letta-Van Rompuy në Bruksel

BRUKSEL- Kryeministri i sapo zgjedhur italian, Enrico Letta ka zhvilluar një takim me presidentin e përhershëm të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy. Takimi u zhvillua në rezidencën e ambasadorit dhe përfaqësuesit të Italisë në BE, Ferdinando Nelli Feroci.
Sipas agjencisë Ansa, kryeministri Letta mbërriti në rezidencë rreth orës 20:15.
Dy politikanët paktën një takim të shkurtër në prani të reporterëve dhe më pas bisedimet e tyre vazhduan me dyer të mbyllura. Ndërsa tani janë duke ngrënë një darkë pune. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›