Finalja e Championsit e gjitha gjermane, hera e parë
Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampioneve do të kemi një finale ku do të ndeshen dy ekipe gjermane, Bajerni i Mynihut me Borusian e Dortmundit. Në fakt, dy ekipe gjermane as në gjysmëfinale nuk janë ndeshur. Në finale të Ligës së Kampioneve kemi pasur edhe 3 raste të tjerë derbi, Mançester Junajtid ka mundur Çelsin, Milani ka thyer Juventusin dhe Reali ka fituar me Valencian, e para më 2008, e dyta më 2003 dhe e fundit më 2002. Dhe brenda 11 vitesh përsëritet derbi i katërt, ku më 25 maj në Uembli do të luhet një tjetër derbi, por kësaj here janë gjermanët.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)