E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhura: Këshilltarët e majtë bllokuan ndihmën ekonomike, Rama të kërkojë ndjesë

TIRANË- Pas deklaratave të kryetarit të PS, Edi Rama, në takimin me banorët e njësisë numër 4, i menjëhershëm ka qenë reagimi kryetarit të kësaj njësie bashkiake Hysen Xhura.

Sipas Xhurës Rama mashtroi kur tha se nuk është mbledhur Këshilli Bashkiak. “Më 17 prill ishin këshilltarët e majtë që bllokuan ndihmën ekonomike. Rama t’iu kërkojë ndjesë 500 familjeve për këtë”, thotë kreu i njësisë bashkiake numër 4.

Ndër të tjera i bën thirrje kreut të PS që të lejojë këshilltarët e majtë të miratojnë ndihmën ekonomike.

“Për 11 vjet Rama zgjodhi të mos bëjë asgjë për Njësinë 4. Qytetarët e Tiranës do ta refuzojnë modelin e tij të dështuar. Banorët e bllokut 61/1 e refuzuan sot Ramën. Qytetarët e Tiranës do e refuzojnë edhe më 23 qershor.”

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›