E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, tërmet i fuqishëm, 27 të vdekur, 50 të zhdukur

Një tërmet e fuqishëm tronditi sot pjesën më të madhe të Italisë qëndrore duke shkaktuar të paktën 27 të vdekur dhe 50 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa mijëra shtëpi, kisha dhe ndërtesa të tjera janë shembur apo u dëmtuar rëndë. Disa media vendase njoftuan se tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në L'Aquila, një qytet i themeluar në shekullin XIII afro 100 kilometra nga Roma, dhe në fshatrat përreth tij. Rrënojat e ndërtesave kanë bllokur pjesën më të madhe të rrugëve të vjetra të L'Aquilas, duke varrosur nën to dhjetra automjete të parkuara, ndërkohë që edhe ndërtime të reja nuk u kanë rezistuar lëkundjeve sizmike me fuqi 6.3 ballë sipas shkallës Rihter, tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Italinë pas shumë vitesh. Një numër ende i pacaktuar personash njoftohet se janë plagosur dhe disa të tjerë mbeten ende nën rrënoja në qytet dhe në zonat rreth tij. Tërmeti goditi pak pas orës 01:30 dhe epiqendra e tij ishte në rajonin malor të Abruzzos, në lindje të Romës. Banorët në një pjesë të madhe të Italisë qendrore kanë ndjerë lëkundjet e fuqishme sizmike dhe shumë prej tyre në panik kanë braktisur banesat për të dalë në rrugë. Ndërsa banorët e Romës, që rrallë mund të goditet nga aktivitetet sizmike, u zgjuan nga lëkundjet. Tërmetet mund të jenë shumë të rrezikshëm veçanërisht në pjesë të veçanta dhe në disa qytete shumëshekullore të Italisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›