E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, plagoset me armë një 14 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së hënës në ambientet e shkollës "Kosova" në qytetin e Lezhës. Një nxënës i kësaj shkolle ka plagosur me armë zjarri një bashkëmoshatar të tij, duke i shkaktuar plagë të rëndë në trup. Mësohet se ngjarja e rëndë që ka tronditur nxënësit e shkollës, ka ndodhur pas orës së tretë të mësimit, kur për shkaqe ende të panjohura, 14 vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar ndaj shokut të tij të klasës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, nxënësi i plagosur është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ngjarja e rëndë ka lënë pa fjalë, Drejtorinë e shkollës, dhe komunitetin, por vazhdon të jetë ende mister, mënyra se si një 14 vjeccar, ka arritur të futet në ambientet e shkollës me armë zjarri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›