Itali, vajzae Berluskonitne topless
ROME- Nuk është vetem kryeministri Silvio Berluskoni i aftë të shkaktoje bujë, por edhe fëmijët e tij. Larg nga të gjithë për tre javë, Marina Berluskoni 44 vjece, fëmija i parë i kavalierit, ka zgjedhur Bermuden për të kaluar pushimet me të shoqin dhe dy femijët. Por presidentja e Fininvest dhe shtëpisë së famshme botuese “Mondadori” nuk i ka shpëtuar dot paparacëve të së përjavshmes “Chi”, e cila ka arritur të publikojë fotografi të saja topless, ndërsa shijon diellin përvelues dhe ujin e detit. Sipas revistës, Marina ka ftuar për pushime edhe vjehrrën e saj, bashkë me kunatin dhe kunatën. Përvec se kaloi kohë me fëmijet dhe nipërit e mbesat mes lojrave dhe garave me motor uji, Marin nuk ka hequr dorë nga seancat e fitnesit dhe dietës rigorze që po ndjek.
(NEWS24/BalkanWeb)
(NEWS24/BalkanWeb)