E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Ndaljae vizitës në Kosovëe papranueshme

PRISHTINE- Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç vlerëson si të papranueshme ndalesën e qeverisë së Kosovës, për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë.

Në një deklaratë për media, zoti Bogdanoviç tha se ky vendim, me të cilin ndalohet edhe vizita e tij e planifikuar për nesër në Kosovë, është “i prapranueshëm dhe paraqet edhe një provokim politik dhe lëvizje të re të njëanshme të institucioneve të Kosovës”.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, tha se vendimi i kryeministrit Thaçi, për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, do të “mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›