E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon drama e pengjeve në ambasadën turke

Tel Aviv, 18 gusht – Personi që ka hyrë në ambasadën turke në Tel Aviv është arrestuar dhe është dërguar në spital me plagë.

Në fillim, ai kishte marrë dy pengje, por më vonë i kishte liruar. Zyrtarët thanë se ai është qëlluar nga rojet e sigurisë së ambasadës.

Ministria e Jashtme e Izraelit e ka identifikuar personin si një palestinez, që ka sulmuar ambasadën britanike në Tel Aviv më 2006, raportojnë mediet e huaja.

Raportohet se ai quhet Nadir Injaz nga Bregu Perëndimor, i cili po kërkonte azil në Turqi.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha se situata në ambasadë është nën kontroll dhe i gjithë stafi është i sigurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›