Prishtina: Provokimedeklarata e pavarësisësë komunave serbe
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës e cilëson si provokim dhe kërcënim çdo paralajmërim për pavarësi apo shkëputje të pjesës veriore nga Kosova. Reagimi vjen pasi një veri të Mitrovicës po qarkullon një deklaratë për shpalljen e pavarësisë së komunave serbe.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se Qeveria e Kosovës do të reagoj konform sjelljeve të subjekteve serbe në veri, që kanë paralajmëruar hapa aventuresk, siç i ka cilësuar ai paralajmërimet për pavarësinë e veriut.
“Ky është kërcënim dhe provokim dhe kanë pritur që ne do të reagojmë në mënyrë të pamatur, mirëpo ne e kemi përcjellë nga afër situatën dhe po ashtu edhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar kemi qenë të gatshëm të veprojmë nëse ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë ministri Rexhepi, citon europa e lirë.
Ende nuk dihen autorët e deklaratës por sipas kësaj ajo bëhet në emër të ashtuquajturës “Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.
Qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës janë duke përcjellë me vëmendje zhvillimet në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Dje në Prishtinë presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë thirrur në një takim edhe përfaqësuesit e vendeve të Quintit, por në fund nuk është dhënë ndonjë qëndrim zyrtar pas këtij takimi.
(s.g/BalkanWeb)