E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Vlorëmakina përplas motorrinvdes 35 vjecari

VLORE- Një 35 vjeçar është aksidentuar për vdekje pasditen e sotme , në afërsi të Kishës Ortodokse pranë Omonias, në qytetin e Vlorës.

Policia thotë se viktima Ferdinand Myrtaj po lëvizte me një motoçikletë 50 kubikëshe kur është goditur nga një autoveturë me targa TR2183 F, që po qarkullonte me shpejtësi të madhe.

Banorë të zonës, që kanë parë nga afër ngjarjen, thanë se Myrtaj u përplas dhe u morr zvarrë për disa metra, ndërkohë që drejtuesi i autoveturës u largua nga vendi i ngjarjes, citon atsh

Policia që mbërriti brenda pak minutash në vendngjarje, pasi u njoftua nga deshmitarët e rastit, transportoi të plagosurin në spital. Por pak orë më vonë i riu ka gjetur vdekjen në spital.
(s.g/Balkanwe)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›