Itali, vazhdon gjyqi i Berlusconit për korrupsion
Një gjykatë italiane hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të kryeministrit Silvio Berlusconi për të pezulluar gjyqin e tij për korrupsion, por e shtyu seancën deri më 26 mars.
Vendimi pason vendimin e gjykatës së shkallë së dytë në Romë për lirimin nga akuzat të një avokati britanik, të akuzuar se kishte marrë ryshfet nga Berlusconi. Avokati David Mills ishte dënuar me më shumë se katër vjet burgim për një ryshfet prej 600 mijë dollarësh në shkëmbim për të falsifikuar dëshminë në emrin e kryeministrit italian. Por gjykata e Romës vendosi se afati i gjykimit të kësaj çështjeje të nisur në vitin 1999 kishte skaduar. Vendimi i gjykatës është i fundit në një seri zvarritjesh në çështjen Berlusconi. Prokurorët akuzuan fillimisht vetë Berlusconin dhe avokatin Mills për të njëjtën çështje, por parlamenti i Italisë miratoi një ligj për mbrojtjen e Berlusconit nga inkriminimi gjatë periudhës që mban postin e kryeministrit. Ligji u shpall anti-kushtetues vitin e kaluar. Koha është me rëndësi kritike në këtë çështje, duke qënë se fitorja e Millsit sugjeron se edhe akuzat kundër Berlusconit mund të hidhen poshtë për të njëjtën arsye. Bëhet e ditur se kreu italian nuk i ka pranuar akuzat për dhënie ryshfeti.