E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specializimet tek Mjekësia, rregullore e re e pranimeve

Deri më sot, pranimi për programet e specializimeve kryhej në bazë të një provimi të përgjithshëm dhe të vetëm e më pas kandidatët fitues shpërndaheshin në departamentet e këtij fakulteti.

Shefat e departamenteve dhe Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë propozuan që konkurrimi për specializimet afatgjata zhvillohet në bazë departamenti dhe jo në bazë fakulteti. Senati Akademik e miratoi këtë propozim dhe procedura e re do të ndiqet nga viti i ardhshëm akademik.

Arsyetimi i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe i përgjegjësve të departamenteve, përveç decentralizimit, ishte specifika e këtyre departamenteve.

“Duke qenë se specializimet afagjata kanë qëllimin e vazhdimit të studimeve në një fushë të caktuar të mjekësisë, pra janë studime profesionalisht të orientuara, organizimi i një konkursi të përgjithshëm e humbet nocionin e specializimit në një fushë të caktuar.” – përcaktohej në propozimin e tyre.

Senati Akademik si organi kompetent për miratimin e rregullores, në mbledhjen e tij të datës 30.07.2010 mori vendimin që mënyra e zhvillimit të konkursit të jetë sipas propozimit të Këshillit të Profesorëve dhe përgjegjësve të departamenteve, pra konkurrimi të bëhet pranë departamenteve përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›