Korçë, arrestohen dy shtetas për gjobëvënie
Në prangat e policisë ranë shtetasit, Meardi Arben Berberi, 24-vjeç lindur dhe banues në Pogradec i pa dënuar më parë dhe Aleks Avni Hamzallari 27-vjeç lindur dhe banues ne Pogradec i dënuar me parë për "Vrasje e mbetur në tentative".
Veprimet hetimore ndaj këtyre shtetasve kanë nisur pas kallëzimit penal të bërë nga ana e një shtetasi me inicialet GJ.L, banues në qytetin e Pogradecit, të cilit këta shtetas i kishin kërkuar një shumë prej 4000 eurosh duke e kanosur me jetë atë.
Në cilësinë e provës materiale këtyre dy shtetasve u janë sekuestruar 200-mijë lekë të reja , te cilat ja kishin marrë shtetasit Gj.L., një automjet tip Benz me targa OH 112 F, si dy celularë dhe një diktofon. Këto sende janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.