E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tesktet do të shpërndahen nëpër shkolla

Librat do të nisen të shpërndahen në fund të gushtit, duke filluar nga data 25 Gusht e më tej, dukë marrë parasysh që shkollat do të çelen më heret këtë vit.

Kjo mënyrë e tregtimit të librave, sipas MASH, bëhet për shkak se vitin e shkuar u vunë re afera korruptive në tregtimin e librave. Edhe këtë vit, do të jetë e kategorizuar në varësi të familjeve.

Subvencionimi maksimal në masën 100% do të akordohet për të gjitha familjet që kanë nivel të dobët të ardhura.

Në këtë grup do të bëjnë pjesë kategoritë që trajtohen me asistencë apo me ndihma të tjera nga shteti. Rimbursimi maksimal do të jetë edhe për kategoritë e nxënësve të verbër, ata paraplegjikë, fëmijët e policëve të vrarë në detyrë si dhe nxënësit që hasen me probleme të rënda sociale në familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›