E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vdes në aksident 24-vjecari shqiptar

ITALI- Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një të riu 24-vjecar shqiptar, emigrant në Itali, ndërkohë që kanë shpëtuar dy të mitur me të cilët ai udhëtonte.

Armand Rexhepi është emri i viktimës, makina me të cilën ai udhëtonte tip Daew humbi kontrollin dhe bëri disa rrokulllisje. Rexhepi mbeti i vdekur brenda automjetit kurse dy të miturit pësuan dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në rrugën ndërmjet lokaliteteve Cusercoli dhe Civitella, në drejtimin që të çonte në Forlì. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit kurse policia lokale ka nisur hetimet për këtë rast.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›