Virozat prekin fëmijët, 20 raste në ditë te pediatria
TIRANE- Rriten rastet kur fëmijët preken nga helmimet e ushqimeve, alergjitë dhe infeksione për shkak të rritjes së temperaturave dhe konsumimit të produkteve të pakontrolluara. Në pediatrinë e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" në kryeqytet, janë regjistruar 250 konsulta dhe 20 shtrime brenda 24 orëve.
Mjekët thonë se i nxehti, viroza e stinës dhe helmimet kanë sjellë komplikacione në organizëm, në rrugët e frymëmarrjes, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Ndërsa, prindërit thonë se fëmijët e tyre janë prekur disa herë nga simptoma përgjatë kësaj kohe. Për të shmangur përkeqësimet shëndetësore, mjekët apelojnë prindërit për më tepër kujdes dhe nisjen e konsultave mjekësore që në momentin që fëmija shfaq simptomat e para. Sipas bluzave të bardha çdo neglizhencë me shëndetin e fëmijës mund të sjellë infeksione të rënda kur nuk parandalohen në kohë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)