E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmendorja çështje e brendshme e Serbisë

“SHBA besojnë se çështja e përmendores është çështje e Serbisë që duhet ta zgjidhin përfaqësuesit e saj të zgjedhur”, ka deklaruar zëdhënësi i ambasadës së SHBA-së, Stiven Stark, transmeton RTK.

Me rastin e miratimit të sotëm të Deklaratës së Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë në Preshevë, lidhur me çështjen e përmendores së ish-pjesëtarëve të UÇPMB, në Ambasadën Amerikane në Beograd e kanë përsëritur, në prononcimin për agjencinë e lajmeve Tanjug, se kjo është çështje e brendshme e Serbisë.

“Pozicioni ynë lidhur me këtë nuk ka ndryshuar. SHBA besojnë se çështja e përmendores është çështje e Serbisë që duhet ta zgjidhin përfaqësuesit e saj të zgjedhur”, ka deklaruar zëdhënësi i ambasadës së SHBA-së, Stiven Stark. /Indeksonline
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›