Itali, vdes shqiptari në një aksident automobilistik
Shtetasi shqiptar i identifikuar ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip Fiat dhe në Ponte Nuovo në Ravenna në momentin që ka pesuar aksidentin. Shqiptari ka vdekur në vend, ndërsa jane plagosur 4 shtetasit ukrainas
RAVENNA – Një shqiptar ka humbur jetën në Ravenna të Italisë si pasojë e një alsidenti automobilistik. Agjencitë italiane duke iu referuar raportit të policisë bëjnë të ditur se viktima quhet shqiptari Robert Muca i moshës 48 vjece ndërsa kanë mbetur të plagosur 4 shtetas ukrainas. Muca ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip Fiat dhe në Ponte Nuovo në Ravenna në momentin që ka marrë kthesën është përplasur me një mur. Shqiptari ka vdekur në vend, ndërsa 4 shtetasit ukrainas që udhëtonin me të, janë plagosur. Të katër të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
(d.b/BalkanWeb)