E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, plagoset me armë zjarri 24-vjeçari

Plumbi, për pak sa nuk i ka marrë jetën një të riu. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kolsh të rrethit të Lezhës, ku 24-vjeçari Përparim Hasani është qëlluar me armë zjarri nga dy persona. I plagosuri ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorët e plagosjes. Uniformat blu janë vënë në kërkim të autorëve, ndërkohë që po punojnë edhe për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet motivi, që ka çuar në plagosjen e 24-vjeçarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›