Itali, vritet me plumb në qafë 27-vjecari shqiptar
PRATO- Një 27-vjecar shqiptar emigrant prej vitesh në Itali është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm rreth orës 6:00 afër një kopshti në rrugën ‘Marx’ në Prato, komunë e Toskanës
Policia, e cila u njoftua nga banorë të zonës bën me dije se viktima është shqiptari Alban Deliu, 27-vjec.
Banorë të zonës kanë thënë për policinë se pas pak mesnate kanë dëgjaur të shtëna arme zjarri dhe më pas ka rënë një qetësi absolute.
Nga hetimet paraprake mësohet se shqiptari është vrarë nga një plumb në qafë.
27-vjecari shqiptar i divorcuar nga bashkëshortja e tij dhe baba i një fëmije ishte i apasionuar pas armëve dhe bënte pjesë në Shoqatën italiane të 'Soft Air'.
Megjithëse 27-vjecari u gjet i vdekur me veshje ushtarake për momentin, policia nuk beson se vrasja e tij të ketë lidhje me faktin që ai ishte anëtar i shoqatës së ‘Soft Air’, ku disa herë ai ishte shpallur kampion në aktivitete të ndryshme.
Policia bën me dije se pista kryesore mbi të cilën po punohet është një konflikt i ndodhur një javë më parë mes viktimës dhe një grupi shqiptarësh
(e.m/BalkanWeb)