E Diel, 1 Nëntor 2026

Afati për reformën zgjedhore zgjatet deri me 10 korrik, PD: Mos e bllokoni, bëni lëshime

Parlameti i Shqipërisë

Parlamenti ka mandatuar zgjatjen e punës për Komisionin Parlamentar për  reformën zgjedhore. Me propozim të dy krerëve të grupeve të mëdha parlamentare u vendos 10 korrik, si afati i fundit për përfundimin e reformës.

Pak minuta pas këtij zhvillimi, PD ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp, ku thuhet në rast se ekziston vullneti politik, kjo reformë mund të përfundojë brenda afatit të kërkuar nga palët.

PD i bën thirrje opozitës që të mos bllokojë përfundimin e reformës dhe nga ana tjetër i bën thirrje për lëshime.

Partia Demokratike uron që edhe pala tjetër ta realizojë, sepse konsensus do të thotë lëshim dhe jo bllokim, dhe se nuk do të përdorë afatin shtesë, për bllokim shtesë, thuhet në deklaratë.

PD kërkoi që krahas punës së komisioneve për reformën zgjedhore dhe asaj parlamentare, të mblidhet byroja parlamentare për heqjen e imunitetit për zyrtarët duke u shprehur e gatshme të miratojë variantin që propozon PS. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›