Itali zhduket shqiptarja naten e Vitit te Ri
ITALI - Nje grua shqiptare e moshes 30-vjecare e quajtur Rajmonda Zefi u zhduk ne 31 dhjetor nga Stiava zone prane Viareggio ne Itali. Gruaja i humbi gjurmet prane zones ku ka jetuar me partnerin e saj dhe dy femijet e vegjel 3 dhe 8 vjecare. Denoncimi per humbjen e shtetases shqiptare eshte dhene nga bashkeshorti i saj. Burri 36-vjecar denoncoi ne polici tri dite me vone me 3 janar 2011 pasi u kthye ne banese dhe nuk e gjeti aty gruan. Policia ka thene se nuk perjashton mundesine e konflikteve apo mosmarreveshjeve ne familje megjithese Rajmonda Zefi kishte tete vjet qe jetonte me partnerin e saj. Por zhdukja e 30-vjecares po shikohet me dyshim pasi ajo eshte personi i trete qe ka humbur ne muajt e fundit ne Versilia. Me pare ne kete zone eshte raportuar zhdukja e dy personave te tjere te moshave 80 dhe 59-vjecare. Policia ka thene se gruaja shqiptare kishte tete vjet qe jetonte me partnerin e saj i punesuar ne nje familje fermeresh.