E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora u jep lamtumiren vogelusheve te asfiksuar

/ /

Vlore - Vogelushet moter e vella qe u asfiksuan ne banesen e tyre ne Vlore u percollen dje per ne banesen e fundit. Qindra banore te Vlores moren pjese ne ceremonine mortore te femijeve 4 dhe 3 vjec Brishilda dhe Kristaq Lelaj. Varrimi i tyre u be ne fshatin e nenes se tyre Bestrove. Vendimi per varrimin ne Bestrove u mor nga familjaret e tyre pasi Lorenc Lelaj nuk kishte te aferm ne fshatin e tij te origjines Gorisht. Ne ceremoni merrnin pjese edhe perfaqesues te bashkise te cilet premtuan nje banese per familjen fatkeqe. Nenkryetari Edi Leka i dorezoi dje familjes ne emer te bashkise nje sasi te hollash shuma e te cilave nuk u be e ditur. Bashkia do beje me te miren per ta ne drejtim te strehimit. Pra do te shohim mundesine per tu gjetur nje vend strehimi por gjithashtu edhe nje vend pune per njerin nga dy prinderit. Kjo behet me qellim qe te mos punojne te dy turn i trete dhe te mos lihet naten vetem vajza 6 vjece u shpreh nenkryetari i bashkise. Ne ndihme te familjes Lelaj kontribuoi me nje shume te hollash edhe deputeti i PDU-se Dashamir Tahiri. Per momentin familja Lelaj do te strehohet tek te afermit e tyre pasi banesa ku ata jetonin ne lagjen 24 Maji eshte djegur teresisht. Rreth ores 1100 dy arkivole te bardha kane dale nga shtepia e prinderve te Merita Lelajt nenes se femijeve e me pas jane percjelle ne banesen e fundit ne varrezat e fshatit Bestrove. Mes loteve dhe vajit vogelusheve u eshte bere rituali i fundit. Dy arkivolet jane transportuar ne krahe nga banesa deri ne parcelen e varrezave per rreth dy kilometra. Nenes se femijeve i ka rene disa here te fiket por infermieri i ketij fshati ka qene ne gatishmeri duke i sherbyer asaj gjate gjithe kohes. Punedhenesi i te dy prinderve nje nga biznesmenet e qytetit te Vlores Adhurim Duka u shpreh Humbja e dy femijeve te punetoreve te punesuar ne firmen time te pastrimit eshte nje humbje shume e madhe jo vetem per prinderit e tyre por dhe per ne si kolektiv. Se bashku te gjithe punonjesit vendosem qe ceremonine mortore dhe shpenzimet e tjera ti benim ne pasi familja nuk kishte asnje mundesi ekonomike u shpreh Duka. Sipas tij te dy punetoret Lorenc dhe Merita Lelaj kishin dy muaj qe punonin tek firma e tij per mbajtjen paster te qytetit. Ata ishin njerez te mire dhe punetore. Paguheshin me nje rroge mesatare u shpreh Duka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›