Onufri 2010 artistet kerkojne parajsen e humbur
shte nje pikture vaj ne kanavace e piktorit Gazmend Leka ku paraqitet nje ekskavator qe shtyn perpara nje tog plehrash. Ne nje veshtrim te pare ajo duket ndryshe nga punet e tjera te piktorit pak te erreta simbolike... por ne te vertete Parajsa e humbur eshte me e erret se e erreta. shte fati i planetit fati i ndertuar nga vete njeriu. Ndotje ekologjike urbane shpirterore... Nje epoke marramendese konsumi qe duket se po gllaberon gjithcka dhe vete njeriun. Dhe duket se tema e kapur nga Leka shtjellohet me tej nga artistet e tjere pjesemarres ne ekspoziten Onufri 2010. Ajo cka te ben pershtypje viteve te fundit eshte qe artistet sidomos ata te rinj jane gjithnje e me shume te terhequr kah temave sociale sic jane masakra urbane ndotja akustike trysnia mediatike etj. shte nje art i angazhuar i shqetesuar per vete temat qe trajtojne detyrimisht i zymte produkt tipik i kohes qe jetojme dhe duket sikur te rinjte kane harruar se cdo te thote optimizem drite ngjyra te forta. Mund te permendim nder to punen e Gentian Gjikopullit titulluar Hello Edeard Munch ku na paraqitet nje njeri si tek tabloja e famshme Klithma e Munch-it por ndryshe nga ky i fundit njeriu i Gjikopullit ka pas shpine si sfond kryeqytetin. Dhe ne te vertete kjo eshte nje klithme e thelle e cila duhet te vinte me kohe. Ledia Kostandini kerkon ta embelsoje pak situaten duke na ofruar nje instalacion ne ngjyre roze te thelle e cila te kujton floknajat e sheqerta te cilat pelqehen aq shume nga femijet. Por po ta vesh re me kujdes nuk behet fjale per ndonje karroce ku behen floke sheqeri. Nuk eshte as me pak e as me shume por nje betoniere te cilen artistja e ka quajtur Beton pambuku ciklamin. Kostandini ironizon mbi kaosin urbanistik. shte nje lloj paralelizmi mes embelsise qe te jep procesi i ndertimit fillimisht dhe zbrazetise qe te shkakton rremuja e te ndertuarit pa ndonje plan urbanistik. Kete instilacion artistja e ka shoqeruar edhe me ca kartolina ku shfaqen ca ndertesa po ne ngjyre roze. Sikur vertete te ishin ashtu Yllka Gjollesha ka ngrire nje ekran televiziv dedikuar vetem lajmeve. Gent Korini trajton gjithashtu nje problem social. Ai merret me shnderrimin e shoqerise ku motori i gjithckaje eshte pasurimi. Edhe te tjere artiste vijojne ne linja te ngjashme duke perdorur mediume te ndryshme kryesisht fotografi por edhe pikture e video. Ndersa skulptura prezantohet vetem nga vepra ne bronz Deshire e Ilirian Shimes. Onufri 2010 do te jete i hapur deri ne daten 3 shkurt. Ne fund te muajit janar pritet te shpallet edhe fituesi. Nje vit me pare u ndane tre cmime ku fituesi i vendit te pare i perket artisteve te tradites Hasan Nallbani ndersa vendi i dyte u nda mes dy artistesh te rinj Aldi Zgjani dhe Enkelejd Zonja.
Me te pershtatshmit
Edicioni i 17-te i ekspozites Onufri mblodhi rreth vetes 27 artiste. Jane kryesisht artiste te rinj me se shumti te sapodiplomuar ndersa brezi me i rritur prezantohet nga piktori Gazmend Leka veprat e te cilit nuk i mungojne aktiviteteve kolektive. Vetem se fundi ai ka marre pjese ne ekspoziten Nentori me tej Fjala e Onufri. Kur kjo ekspozite u hap kuratorja Suzana Varvarica Kuka u shpreh se jo detyrimisht artistet e perzgjedhur nga ajo jane me te miret ne artet pamore por se ata e permbushnin me se miri qellimin qe kuratorja kishte per kete edicion. Kuka tha se prurjet shkonin deri ne 70 por se shumica nuk perkonin me idene e kuratores kjo sa i perket mediumit ne te cilin ata operonin u skualifikuan peizazhet apo natyrat e qeta apo edhe tematikes. Kuka shprehet e kenaqur qe ka shume te rinj te cilet gjejne tek Onufri nje mundesi me shume per tu shfaqur. Ndersa sa i takon karakterit kombetar apo nderkombetar kete vit te gjithe pjesemarresit jane nga Shqiperia dhe Kosova drejtori i Galerise Kombetare Rubens Shima shprehet se nuk ka shume rendesi kombesia e artistit por niveli i puneve.
ALMA MILE