E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshmon pengu i trete i SHIK-ut

/ /

Loshaj i cilesuari si deshmitari kyc i prokurorise ne dosjen e zhdukjes se Remzi Hoxhes tek Krimet e Renda ka deshmuar pak dite me pare per llogari te kesaj ceshtjeje para nje trupe gjyqesore ne Gjykaten e Pejes ne Kosove. Lajmi u konfirmua nga prokurori Xhevat Hana ne seancen e djeshme gjyqesore tek Krimet e Renda ne ngarkim te tre ish-agjenteve sekrete te akuzuar per rrembimin e Avdyl Loshajt Ziso Kristopulit dhe Remzi Hoxhes ne vitin 1995 me pasoje zhdukjen e ketij te fundit. Sipas prokurorit Hana leterporosia e drejtesise shqiptare per pyetjen e Avdyl Loshajt ne shtetin e Kosoves ishte ekzekutuar ne 20 dhjetor te vitit te kaluar. Ne 24 dhjetor te vitit 2010 nga ana e autoriteteve kosovare kam marre konfirmim se ne daten 20 dhjetor 2010 eshte realizuar pyetja e deshmitarit Avdyl Loshaj ne Gjykaten e Pejes. Ne 22 dhjetor ky material i ka kaluar Ministrise se Drejtesise se Kosoves e cila do tia dergoje ne rruge zyrtare Ministrise se Drejtesise ne Shqiperi. Meqe leterporosia me kete deshmi nuk ka mberritur akoma i kerkojme gjykates shtyrjen e seances ne pritje te kesaj leterporosie u shpreh prokurori Hana. Pak para pohimit te prokurorit kryesuesi i seances gjyqtari Gurali Brahimllari pohoi se deri ne ato momente Gjykata per Krimet e Renda nuk kishte konfirmim per leterporosine e derguar ne Kosove per pyetjen e deshmitarit Avdyl Loshaj. Konfirmimi i akuzes per marrjen e deshmise se Loshajt ngjalli reagime dje tek mbrojtesit ne proces. Ata shfaqen rezerva se perse nuk ishin njoftuar per seancen e zhvilluar ne Gjykaten e Pejes. Kryesuesi sqaroi se prania e mbrojtesve ne ekzekutimin e leterporosise i perket vullnetit te autoriteteve gjyqesore te vendit fqinj. Ne perfundim gjykata shtyu seancen per nje date te re ne pritje te ardhjes se deshmise se Avdyl Loshajt nepermjet rrugeve zyrtare ne Gjykaten per Krimet e Renda. Te pandehurit e ketij procesi gjyqesor ne Gjykaten per Krimet e Renda jane Arben Sefgjini Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Sipas prokurorise ata akuzohen per rrembimin dhe torturimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha si edhe te Avdyl Loshajt dhe Ziso Kristopulit ne vitin 1995. Po sipas prokurorise Hoxha Loshaj dhe Kristopuli jane derguar ne nje baze sekrete te SHIK-ut ne Vain te Lezhes ku jane torturuar. Ketyre torturave nuk ka mundur ti mbijetoje shqiptaro-maqedonasi Remzi Hoxha.

ARMAND BAJRAMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›