PLUMB NE LOKAL Nipi i Enverit plagos nipin e Adil arcanit
ARMA E DJALIT TE ARTA DADES/ Shkelzen Hoxha nipi i Enver Hoxhes ka plagosur mbreme me pistolete Endrit Lufin djalin e vajzes se Adil arcanitish-kryeministrit shqiptar. Ngjarja ndodhi ne nje lokal prane Fakultetit Juridik ne Tirane. Arma i perkiste Besnik Dabulles djalit te deputetes socialiste Arta Dade. Te tre miqte ishin te ulur ne te njejten tavoline. Policia ndalon dy autoret. I plagosuri dergohet urgjent ne Spitalin Ushtarak. Deshmite nga vendi i ngjarjes Nga ora 23 e mbremjes se djeshme ky fakt do ti beje pershtypje te gjithe
shqiptareve. Nje shkrepje pistolete ne tavolinen ku ishin ulur tre miqte ka rrezuar ne toke njerin prej tyre dhe ka shkaktuar momente paniku ne lokalin prane Fakultetit Juridik ne kryeqytet.
Shkelzen Hoxha djali i Ilirit dhe nip i Enver Hoxhes mendohet te jete autori i plagosjes me pistolete te Endrit Lufit djali i vajzes se Adil arcanit kryeministrit shqiptar nga 18 dhjetori i 1981 deri ne rrezimin e qeverise ne shkurtin e 1990. Arma sipas burimive te policise i perkiste Besnik Dabulles djalit te deputetes Arta Dade.
I plagosuri lehte Endrit Lufi rreth 33 vjec eshte derguar urgjentisht per ne Spitalin Ushtarak me nje makine te rastit. Nderkohe dy pjesemarresit e tjere ne ngjarje jane gjetur nga policia prane makinave te tyre. Sinjalizimi i uniformave blu ka qene i menjehershem pas krismes se pistoletes nga persona te tjere qe ndodheshin ne lokal. Vendi ku kishte ndodhur ngjarja dhe mes pas saktesimi i identiteteve te personazheve te saj ka bere qe nje numer i madh policesh e me pas zyrtaresh te policise te mesynin ne vendin e ngjarjes.
Besnik Dabulla e Shkelzen Hoxha moshatare te te plagosurit jane pyetur menjehere per rrethanat e ngjarjes dhe kane deklaruar se ajo ka qene aksidentale. Ata kane pohuar se kane qene duke luajtur me armen te cilen po e kalonin neper duar pa pasur per qellim shkrehjen e saj. Ne nje moment sipas deshmise se Shkelzen Hoxhes arma ka shkrehur pa vullnetin e tij dhe per pasoje nje plumb i vetem ka prekur Lufin i cili ndodhej i ulur ne krah te tij. Sipas policise dhe mjekeve te Spitalit Ushtarak plumbi e ka prekur perkitazi shtetasin Ednrit Lushi i cili nuk ka pesuar asnje demtim ne organet e brendshme te trupit. Nje zyrtar i policise se Tiranes tha mbreme per gazeten Panorama se ngjarja eshte klasifikuar si plagosje nga pakujdesia nderkohe qe arma e krimit se bashku me gezhojen e gjetur prane tavolines jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Deri ne oret e vona te mbremjes ende nuk ishte marre nje deshmi e te plagosurit duke i dhene perparesi kurimit te tij.
I plagosuri Lufi eshte nipi i Adil arcanit i cili mori frenat e qeverise shqiptare nje dite pas vdekjes misterioze te Mehmet Shehut. Deri ne prill te 1985 ai ishte ne krah te ish-shefit te tij Enver Hoxha udheheqes i sistemit diktatorial nga nentori 1944 e deri ne 11 prill te 1985. arcani e mbajti postin e kryeministrit te vendit edhe kur postin e Enver Hoxhes e zuri Ramiz Alia. Ai u nda nga jeta me 13 tetor 1997.
Pak jave me pare nje nip tjeter i dikatorit shqiptar Enver Hoxha u be personazh mediatik pas nje konflikti mes se dashures se tij Rezarta Shkurta dhe kengetares Rozana Radi.
TRAZHGIM SOKOLAJ