E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, 200 vete me misionin civil te BE-se

Italia vendos te dergoje 200 vete ne Kosove, ne kuadrin e misionit te Bashkimit Evropian te ngarkuar per shoqerimin e hapave te pare te vendit drejt pavaresise, cka do ta beje Italine vendin kryesor kontribues, njoftoi dje ministri i Jashtem, Massimo D'Alema. "BE-ja do te garantoje administrimin civil te Kosoves me 200 vete. Italia do te jete kontribuesi kryesor me 200 gjykates dhe karabiniere", tha D'Alema gjate nje seance ne Dhomen e Deputeteve, cituar nga agjencia Ansa. Njezeteshtate vendet e BE-se, me perjashtim te Qipros, "i hapen driten e gjelber" juridike ketij misioni, pa saktesuar daten e nisjes se tij efektive. Ky mision evropian me rreth 2000 vete, vecanerisht police dhe juriste, do te niset vetem pasi te marre sinjalin e nisjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›