Kosove, numerimi mbrapsht nis me Bethovenin
Nga REUTERS
PRISHTINE - Orkestra Filarmonive e Kosoves po pergatitet per shfaqjen me te madhe ne historine e saj te shkurter, Oden e Gezimit, te kompozitorit gjerman, Ludwig Van Bethoven. Deri tani nuk behet e ditur vetem data e koncertit. ''Kemi shenja se do te behet pas pak ditesh'', thote dirigjenti Baki Jashari. ''Do te jemi gati me 15 shkurt'', shton ai. Gjetja e dates se shpalljes se pavaresise se Kosoves nga Serbia eshte kthyer ne problemin kryesor te prishtinasve. Hotelet jane plot me gazetare dhe ekipe televizive, nderkohe qe OSBE-ja i ka thene stafit t'i rrije larg te shtenave nga gezimi ne diten e madhe te kosovareve, kurdo qe te jete ajo. ''Jam i mrekulluar qe jam gjalle, qe mund te drejtoj orkestren ne nje dite te tille'', thote Jashari. ''Ne, sigurisht qe do te luajme himnin evropian (Oden e Gezimit) ne diten e pavaresise'', shton ai. Dritaret e salles se koncerteve jane te hapura dhe njerezit ne rruge ndalojne per te degjuar. Ata nuk kane degjuar ende himnin e Kosoves. Nje gazete kosovare u kerkoi bastaxhinjve te vinin bast per 17 shkurtin dhe Galeria e Arteve po i jep doren e fundit nje ekspozite me teme nga pavaresia. Rruga ''Nene Tereza'', qe te con ne ndertesen e parlamentit, ku do te lexohet deklarata e pavaresise, eshte nje rruge e persosur, e shtruar me granit kinez dhe e mbushur me peme dhe stola, nderkohe qe ndertesat jane lyer rishtas.
Flamuri dhe simbolet
Ende e administruar nga OKB-ja, Kosova nuk ka as himn, as flamur shteteror dhe as simbole, nderkohe qe kosovaret parapelqejne flamurin kuqezi me shqiponjen me dy krere, si ai i Shqiperise. Ky flamur u mbajt ne betejat e luftetareve shqiptare etnike te UCK-se kunder represionit serb. Ai valevitet ne ndertesat qeveritare dhe shtepite e gjithe Kosoves, por shihet si jo i duhur nga fuqite Perendimore, qe kerkojne nje flamur neutral, qe nuk do te fyeje 120000 serbet e Kosoves. Me shume se 1500 propozime jane bere per flamurin dhe simbolet e Kosoves, nderkohe qe jane pranuar vetem tre propozime. ''Paragjykimet etnike nuk jane te mira'', thote Fadil Hysaj, shef i komisionit per vleresimin e propozimeve. ''Flamuri duhet te jete i lehte per t'u vizatuar nga nje femije gjashtevjecar dhe duhet te perfaqesoje Kosoven si nje te tere'', shton ai. Mentor Shala dhe Besnik Nuli, te cilet jane ndermjet finalisteve, propozuan nje harte te Kosoves, te bardhe, ne nje fushe blu dhe te rrethuar nga pese yje. Shala thote se ylli me i madh do te perfaqesoje shqiptaret, qe perbejne 90 per qind te popullsise dy milioneshe te Kosoves. ''Flamuri yne duhet te fitoje, pasi perfaqeson realitetin ne Kosove dhe gjithe njerezit qe jetojne ne te'', thote Shala.