Italia, 250 mije euro ndihme humanitare
Italia i vjen ne ndihme qeverise shqiptare per permbytjet ne zonat e Shkodres dhe Lezhes me 250 mije euro. Zyra e ministrit te Jashtem italian, Franko Fratini beri te ditur dje se shteti fqinj do te dergoje ndihma humanitare ne vleren e 250 mije eurove. Operacioni parashikon nisjen e nje kamioni me ndihma qe naten e 13 janarit, nga porti i Barit drejt Durresit per te mberritur me 14 janar ne Lezhe. Ne ndihmat, te cilat ne total arrijne deri ne 40 tone, perfshihen mbulesa, cadra, ene kuzhine, mbajtese uji, gjeneratore elektrike, gomone, te mjaftueshme per 3.500 te evakuuar. Ngarkesa do te pritet nga ambasada italiane ne Tirane dhe me pas do i dorezohet mbrojtjes civile shqiptare e cila do te merret dhe me shperndarjen e saj ne zonat e goditura. Nderkohe qe Italia, ka derguar dhe ne kuadrin e vendit anetar te NATO-s, ndihme ne materiale, perfshire dhe nje helikopter.