Italia, 80 mijë kuota për punonjës stinorë
29/03/2010 Prioritet do të kenë sektorët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit e turizmit.
Pranimi, procedurat që duhet të kryhen nga shtetasit shqiptarë
Rreth 80 mijë punonjës nga vende joanëtare të BE-së do ti drejtohen shtetit italian për sigurimin e një kontrate të përkohshme pune (punë stinore) gjatë këtij viti. Pas verifikimit të nevojave, dikasteret italiane kanë përcaktuar edhe sektorët prioritarë ku do të pranohen këta punonjës, siç janë bujqësia, blegtoria, peshkimi dhe turizmi. Nga ky dekret, që do të miratohet pas pak ditësh, do të përfitojnë punonjës stinorë të vendeve që kanë nënshkruar me Italinë marrëveshje bashkëpunimi për çështje të emigracionit, si: Tunizia, Shqipëria, Maroku, Mòldavia dhe Egjipti. Pjesë e këtij aplikimi do të bëhen edhe punonjësit e vendeve të tjera, si: Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Kroacia, India, Pakistani, Bangladeshi, Sri Lanka e Ukraina. Për të fituar një kontratë të përkohshme pune, shtetasit shqiptarë fillimisht duhet të shkarkojnë dhe të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane. Përveç formularit ku do të përshkruhen të dhënat personale, aplikuesi do të plotësojë edhe një kërkesën për llojin e punës. Këto të dhëna do të grumbullohen nga sektori përgjegjës dhe, pasi të verifikohen me kërkesat e bëra nga punëdhënësit italianë, do të jepet autorizimi për shtetasit e pranuar. Megjithatë, kërkesa për punonjës stinorë mund të bëhet edhe nga vetë punëdhënësit. Nulla-osta për punë stinore është e vlefshme për minimumi 20 ditë dhe maksimumi 9 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës, dhe lëshohet nga Sporteli Unik për kohëzgjatje të barabartë me atë të punës stinore për të cilën kërkohet. Me lejen e qëndrimit për punë stinore mund të kryhet vetëm kjo lloj pune. Me të mbaruar periudha e autorizuar për punë stinore, shtetasi i huaj duhet të kthehet në atdhe. Lejeqëndrimi për punë stinore nuk mund të përtërihet përtej kufijve të përcaktuar me ligj dhe nuk mund të konvertohet në lejeqëndrim për punë të varur. Punonjësi stinor, nëse ka respektuar kushtin e kthimit në atdhe me përfundimin e kohëzgjatjes së lejeqëndrimit, fiton të drejtën e përparësisë ndaj të gjithë bashkatdhetarëve të tij që nuk kanë hyrë ndonjëherë në Itali për punë stinore, për të rihyrë sërish në vitin pasardhës për punë stinore.
Shpërndarja e kuotave
Ndarja do të bëhet duke mbajtur në konsideratë bujqësinë, blegtorinë, peshkimin dhe turizmin. Mes përfituesve nga ky dekret, ashtu si edhe në vitet e shkuara, do të jenë punonjësit stinorë të vendeve që kanë nënshkruar me Italinë marrëveshje bashkëpunimi për çështje të emigracionit, si: Tunizia, Shqipëria, Maroku, Moldavia dhe Egjipti. Pavarësisht nga vendlindja, përfitues të këtyre kuotave do të jenë edhe të huajt nga vende joanëtare të BE-së, që janë titullarë lejesh qëndrimi për punë të varur stinore në vitet 2006-2009.
Procedura për zyrtarizimin e kërkesave
• Punëdhënësi, italian apo i huaj me qëndrim të rregullt në Itali, ose shoqatat e kategorive të interesuara të punësojnë shtetas jokomunitarë rezidentë jashtë Italisë, mund ti paraqesin një kërkesë për autorizim pune Sportelit Unik për Emigracionin të provincave të mëposhtme: ku ka rezidencën punëdhënësi, ku ka selinë ligjore ndërmarrja ose ku do të kryhet puna.
• Kërkesat për nulla-osta stinore për vitin 2010 do të pranohet vetëm on-line duke u lidhur me faqet internet të Ministrisë së Brendshme (www.interno.it).
• Pasi merr kërkesën, Sporteli Unik ia përcjell atë Kuesturës (që verifikon mungesën e motiveve penguese për lëshimin e autorizimit) dhe Drejtorisë Provinciale të Punës (që verifikon kapacitetin ekonomik të punëdhënësit).
• Pasi merr përgjigje pozitive nga Kuestura dhe Drejtoria e Punës, Sporteli Unik thërret punëdhënësin për lëshimin e nulla-ostës dhe për nënshkrimin e kontratës së qëndrimit dhe ia përcjell telematikisht nulla-ostën përfaqësisë diplomatike italiane të vendit ku ndodhet punonjësi.
• Pasi tërheq nulla-ostën, punëdhënësi duhet tia nisë (në origjinal, jo fotokopje) punonjësit që duhet të paraqitet me pasaportë në përfaqësinë diplomatike italiane për të kërkuar vizën e hyrjes në Itali.
• Brenda 8 ditëve nga ardhja në Itali, punonjësi i huaj duhet të shkojë pranë Sportelit Unik për të nënshkruar kontratën e qëndrimit dhe duhet ti nisë Kuesturës kompetente, me kompletin postar të formularëve, kërkesën për leje qëndrimi për punë stinore.