E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leje ndërtimi për sheshin “Liria” në Durrës

29/03/2010 Drejtoria e Urbanistikës gati dosjen për kërkesë

Do të rivitalizohet e gjithë qendra e qytetit bregdetar

DURRES- Ka hyrë në procedurë përgatitja e të gjithë dokumentacionit përkatës që ka të bëjë me fillimin e punimeve për rivitalizimin e sheshit kryesor të qytetit të Durrësit. Ky shesh që mban emërtimin sheshi “Liria” rrethohet nga bashkia, godina e lartë e qarkut dhe prefekturës, si dhe teatri “Aleksandër Moisiu”. Drejtoria e Urbanistikës ka bërë gati dosjen për të paraqitur kërkesën për leje ndërtimi për sheshin “Liria”. Çështja e investimeve serioze për rehabilitimin e plotë të qendrës që do të përfshijë edhe një pjesë të zonës arkeologjike është përfshirë nga kontradikta të forta, pasi një pjesë e aktorëve me pushtet në Durrës kanë qenë të interesuar ta lënë qendrën e qytetit në dorë të ndërhyrjeve të paligjshme për ndërtime të objekteve të ndryshme. Në lidhje me rivitalizimin e këtij sheshi administrata e bashkisë ka parashikuar një vlerë të përafërt prej 5 milion euro, e cila do të investohet në sistemimin arkitektonik dhe hapësirave të blerta. Konkursi ndërkombëtar për rivitalizimin e sheshit “Iliria” në qendër të qytetit është zhvilluar për dy ditë me radhë ku u seleksionuan 5 projektet që vazhduan garën deri në shpalljen e fituesit. Në fazën e parë në konkurrim kanë paraqitur projektet e tyre 36 studio projektimi tepër të njohura nga shumë vende të botës. Pas kësaj faze ka ardhur seleksionimi duke e çuar në 5 numrin projekteve që do të vazhdonin garën. 5 projektet fituese vijnë nga 3 studio projektimi italiane, një portugeze dhe një britanike, ndërkohë që projekti “Folding” i studios Michele Cro nga Roma ka fituar në konkursin ndërkombëtar për rivitalizimin e sheshit qendror “Iliria” në Durrës. Sheshi “Liria” është zemra e përhershme e qytetit, përfaqësuese dhe simbol, vendi publik kryesor i jetës kolektive dhe për këtë arsye ka konsumuar shumë kohë deri në ardhjen tek përgatitja për të pajisur me leje ndërtimi subjektin që do të realizojë projektin. Bashkia ka vendosur t’i japë zgjidhje kësaj çështje nisur edhe nga kërkesat pa fund për të ndërtuar në qendër të qytetit apo për të fituar kthim e kompensim të pronës në këtë hapësirë të projektuar për rivitalizim të sheshit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›