E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia, 800 mije euro per zhvillimin e veriut

Kooperacioni Italian per Zhvillim mbeshtet nje nderhyrje te re per Veriun e Shqiperise, prej me teper se 800 mije euro. Pas aprovimit te koheve te fundit te dy projekteve, Drejtoria e Pergjithshme per Kooperacionin per Zhvillim (DGCS) i Ministrise se Puneve te Jashtme italiane ka aprovuar nje financim te ri, ne favor te nje iniciative te trete, qe ka per synim forcimin e sherbimeve te asistences per alkoolistet dhe toksikodipendentet ne vend dhe ne vecanti ne zonat veriore. Ashtu si dy iniciativat e meparshme, edhe ky projekt i ri vijon azhornimin e nje studimi mbi kushtet dhe nevojat e Veriut te Shqiperise, e drejtuar nga nje koordinim i me teper se 20 OJQ-ve italiane. Pervec Arsimit, Zhvillimi Rural dhe Emigracionit, sektori i katert i studimit te thelluar ne dokument i perket shendetesise dhe kushteve te lidhura me sherbimin e popullsise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›