Sarkozi: Jo ndërhyrjes ushtarake në Iran
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, është shprehur kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Iran për të bllokuar programin bërthamor të këtij vendi. Një ndërhyrje e tillë do të shpërthente luftën dhe kaosin në Lindjen e Mesme dhe në botë, është shprehur Sarkozi.
Franca do të bëjë çdo përpjekje që të shmanget një ndërhyrje e tillë, ka theksuar presidenti francez.