Spanja do të pranojë 5 të burgosur të Guantanamos
Spanja është vendi i radhës, i cili duket se ka vendosur se do të pranojë pesë të burgosur nga burgu i Guantanamos në Kubë. Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga vetë ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, në një deklaratë për shtyp. Ndërkaq, edhe më parë ai kishte deklaruar se Spanja do të priste dy të burgosur, një me origjinë nga Jemeni dhe një palestinez, por gjatë njoftimit të tij në deklaratën për shtyp, ministri nuk publikoi të dhëna lidhur me kombësinë e personave që mbahen në burgun e Guantamos në kubë. Lirimi i të burgosurve nga burgu famëkeq i Guantanamos është një projekt i cili ka filluar të trajtohet gjerësisht që me ardhjen në pushtet të administratës Obama. Ai e ka cilësuar atë si një ndër reformat më të rëndësishme në fushën e lirisë, ndërsa po kërkohen të gjenden vendet e duhura ku të deportohen të burgosurit.