E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia Qendrore lëkundet sërish nga një tërmet

Akuila - Rajoni i Abrucos në Italinë Qendrore është tronditur sërish mbrëmë nga një tërmet 4.5 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte veriu i Akuilas, qyteti që u godit më rëndë nga tërmeti i muajit prill ku humbën jetën rreth 300 persona.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në kryeqytetin Romë, dhe një seri pasgoditjesh pasuan gjatë orëve të natës së kaluar. Nga të dhënat e para nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

Drejtori i Institutit të gjeofizikës dhe vullkanologjisë (Ingv) Enzo Boschi, shpjegoi se tërmeti i djeshëm ishte të paktën 40 herë më i dobët, në termat e energjisë që lëshoi, krahasuar me atë që u regjistrua më 6 prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›