E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE në Tiranë për zgjedhjet

Tiranë- Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 19 anëtarë të udhëhequr nga Corien Jonker do të vizitojë vendin tonë nga datat 26-29 korrik së bashku me vëzhgues nga OSBE/ODIHR dhe Kuvendeve Parlamentare të NATO-s.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë delegacioni do të ketë takime me Presidentin Bamir Topi, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësues të forcave politike, shoqërisë civile dhe medias.

Një delegacion i mëparshëm mbërriti në datat 4-5 Qershor dhe pasi kreu takimet e përcaktuara theksoi përgjegjësinë e autoriteteve shqiptare për ti pajisur të gjithë shtetasit me letërnjoftime elektronik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›