E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia: Shqiperia ia vlen per investime, ka takse te sheshte dhe lehtesira Eglantina Nasi

Sipermarrjet italiane qe po e braktisin vendin e tyre, mund te perfitojne nga mundesite pozitive qe paraqet Shqiperia per te investuar biznesin e tyre. Nje fakt i tille citohet nga media italiane “Libero Quotidiano”, ne nje artikull te posacem te saj, ku ka cituar ne menyre konkrete te gjithe treguesit qe paraqet vendi yne si destinacion i favorshem per investimet nga pertej Adriatikut. “Qeveria e Tiranes, kerkon te vendose taksen e sheshte ne nivelin prej 10% gjate dhjete viteve te ardhshme, te stimuloje zonat e lira, dhe mbi te gjitha, ta beje akoma me te terheqese koston e punes”,- citon artikulli ne fjale. Duke shtuar nga ana tjeter, edhe faktin se Shqiperia paraqet nje favor tjeter para vendeve te tjera lidhur me investimet e huaja, sic eshte ajo e barres se ulet fiskale, mesatarisht ne nivelin prej 14%. “Ndersa objektivi eshte per ta zvogeluar me 1/3-ten ate, ne menyre qe te thithen investime te reja nga vende qe jane ne krizes, si Italia apo Greqia”,- thuhet me tej nga e perditshmja “Libero Quotidiano”. Sikunder, nuk lihet pa permendur edhe shansi i larte qe nje biznes ka ne vendin tone per te marre nje kredi. “Sa i perket mundesise per te marre nje kredi bankare, Shqiperia renditet e 24-ta, me para se Italia, e cila renditet e 65-ta”,- shkruan nder te tjera artikullshkruesi Claudio Antonelli. Duke theksuar gjithashtu, se Shqiperia permendet ne raportin me te fundit te Bankes Boterore “Te besh Biznes”, si nje vend ku ia vlen te investosh. E kjo, pikerisht fale renditjes se favorshme qe ajo ka siguruar ne listimin boteror te ketij treguesi. “Ne klasifikimin e “Doing Business 2012”, sa i perket mbrojtjes se investimeve, Shqiperia u rendit e 16-ta mes 183 vendeve te botes”,- nenvizon “Libero Quotidiano”. Duke konfirmuar ne kete menyre, se Shqiperia, ne teresine e treguesve te saj, paraqitet si nje shans i mire per te “strehuar” investimet e mberritura nga vendi i saj fqinj, Italia. Kur per keto te fundit, thuhet se jane gjithmone duke u larguar nga vendi origjine, dhe duke kerkuar per toka te reja ku mund te vendosen. E ne kete aspekt, Shqiperia renditet e denje njesoj si Franca, Zvicra apo Austria, prej artikullit te lartpermendur te se perditshmes italiane, per te thithur investimet italiane. Kjo edhe fale faktit se ajo zoteron ende nje nivel pagash, te perballueshme per investitoret e huaj qe vendosen ne territorin e saj per te ushtruar aktivitetin e tyre privat. “Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, nje punetor fiton ne muaj 170-425 euro, nje inxhinier 253-630 euro, nje drejtues 550-1.354 euro”,- citon “Libero Quotidiano”, lidhur me nje tregues te tille.

Bizneset italiane po e braktisin atdheun, 27 mije dekaden e fundit

Sipermarrjet italiane, gjithmone e me shume po shperngulen nga vendi i tyre per ta ushtruar aktivitetin e tyre privat diku tjeter. Sipas te dhenave, vetem gjate periudhes se viteve 2000-2011, nje akt te tille e kane kryer mese 27 mije sipermarrje, te gjitha ne kerkim, te nje “atdheu” te ri per te fituar para’, kuptohet, duke investuar dhe punuar. Dhe kjo, pasi ato nuk perballojne dot nivelin e taksave te larta qe po aplikohet realisht ndaj tyre ne Itali, por ne te njejten kohe, edhe masat anti-krize qe po ndermerr shteti i tyre. E ne nje situate te tille, duket se Shqiperia paraqitet si nje shans i mire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›