E Diel, 1 Nëntor 2026

Numri bilanci i të vdekurve në Bangladesh dhe Indi

Daka - Rritet ndjeshëm numri i të vdekurve nga cikloni “Aila” që përfshiu Bangladeshin dhe Indinë Lindore ditën e djeshme. Zyrtarë lokalë bëjnë të ditur për mediat se deri tani kanë humbur jetën mbi 120 persona. Të paktën 89 persona humbën jetën në Bangladesh dhe 29 të tjerë në shtetin indian të Bengalit Perëndimor, ndërsa miliona të tjerë janë izoluar dhe jetojnë nëpër tenda.

"Bilanci i të vdekurve arriti në 89 persona pas zbulimit të shumë trupave të tjerë të pajetë në distriktet të ndryshme të përfshirë nga cikloni", njoftoi televizioni privat ATN.

Cikloni "Aila" përfshiu ditën e djeshme zona të Bangladeshit dhe Indisë Lindore, duke shkaktuar dallgë të larta dhe përmbytje. Të paktën 500 mijë njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre. Autoritetet në Bangladesh evakuuan rreth 500 mijë njerëz duke i sistemuar përkohësisht në tenda, për t'u shpëtuar dallgëve dhe erës që arriti shpejtësinë 100 km/orë.

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë kanë shkaktuar gjithashtu përmbytje pas daljes nga shtrati të lumenjve në shtetin fqinj indian të Bengalit Perëndimor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›